Bota

Kievi: Rusia nëse dëshiron paqe duhet të ndalojë “menjëherë” armiqësitë në Ukrainë

“Nëse Rusia me të vërtetë dëshiron paqe, ajo duhet të ndalojë zjarrin menjëherë. Pse të presim deri më 8 maj? Nëse zjarri mund të ndalet tani dhe prej çfarëdo date për 30 ditë... pra i vërtetë, jo vetëm për një paradë”, tha Sybiha

Burç Eruygur  | 28.04.2025 - Përdıtësım : 29.04.2025
Kievi: Rusia nëse dëshiron paqe duhet të ndalojë “menjëherë” armiqësitë në Ukrainë

Istanbul

Kievi ka deklaruar se Moska duhet të ndalojë armiqësitë në Ukrainë “menjëherë” nëse dëshiron paqe, pasi presidenti rus Vladimir Putin më herët njoftoi një armëpushim të njëanshëm 3-ditor, transmeton Anadolu.

“Nëse Rusia me të vërtetë dëshiron paqe, ajo duhet të ndalojë zjarrin menjëherë. Pse të presim deri më 8 maj? Nëse zjarri mund të ndalet tani dhe prej çfarëdo date për 30 ditë, pra i vërtetë, jo vetëm për një paradë”, tha Andrii Sybiha, ministër i Punëve të Jashtme i Ukrainës.

Sybiha në platformën sociale X tha se Ukraina është e gatshme të mbështesë një armëpushim “të qëndrueshëm dhe të plotë”, duke shtuar se “kjo është ajo që ne propozojmë vazhdimisht, për të paktën 30 ditë”.

Sot më herët, Putin shpalli një armëpushim të njëanshëm në Ukrainë nga mesnata e 7-8 majit deri në mesnatën e 10-11 majit, pasi Moska do të shënojë 80-vjetorin e Ditës së Fitores.

Dita e Fitores është një festë që shënohet në Rusi dhe në vende të ndryshme ish-sovjetike më 9 maj në përkujtim të dorëzimit të Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, një konflikt që Rusia zyrtarisht e quan Lufta e Madhe Patriotike.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.