Ketri i rrallë albino tërheq vëmendjen në National Mall të SHBA-së
Anëtarë të Gardës Kombëtare gjithashtu u panë duke ushqyer ketrat në zonë
Washington
Një ketër albino është parë të mërkurën, më 14 janar, në National Mall në Washington DC të SHBA-së, raporton Anadolu.
Pamjet treguan ketrin me lesh tërësisht të bardhë duke lëvizur mbi bar, ndërsa ketra të tjerë mblidheshin pranë tij.
Anëtarë të Gardës Kombëtare gjithashtu u panë duke ushqyer ketrat në zonë.
Albinizmi është një gjendje gjenetike e rrallë që shkakton humbje të pjesshme ose të plotë të pigmentimit dhe ndodh te ketrat rreth një në 100 mijë lindje.
Shkencëtarët vlerësojnë se vetëm rreth 20 ketra albino ekzistojnë mes gati dy milionë ketrave në SHBA.
