Bota

Kenia, vrasësi serial i cili pranoi se vrau 12 fëmijë u arratis nga stacioni policor

Masten Wanjala, i cili u akuzua për vrasje të fëmijëve në dhe rreth kryeqytetit Nairobi dhe pranoi krimin e tij, iku nga stacioni i policisë dje në mëngjes

Tufan Aktaş   | 14.10.2021
Kenia, vrasësi serial i cili pranoi se vrau 12 fëmijë u arratis nga stacioni policor

Stamboll

Vrasësi serial i cili pranoi se ka vrarë 12 fëmijë në Kenia është arratisur nga stacioni policor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të gazetës "The Star", Masten Wanjala, i cili u akuzua për vrasje të fëmijëve në dhe rreth kryeqytetit Nairobi dhe pranoi krimin e tij, iku nga stacioni i policisë dje në mëngjes.

Me arratisjen e Wanjala-s, në stacionin e policisë u arrestuan tre policë.

Wanjala, i cili u arrestua si pjesë e hetimit për vrasjen e 14 fëmijëve në Nairobi, Machakos dhe në Keninë Perëndimore, pranoi se vrau 12 fëmijë në 4 vitet e fundit.

Teksa kushërinjtë e Wanjala-s u arrestuan gjithashtu për shkak të vrasjeve, thuhet se trupat e 5 fëmijëve u nxorën nga toka.

Gjithashtu thuhet se ekipet e policisë po kërkojnë kudo vrasësin e arratisur.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın