Kenia, vazhdojnë protestat për shkak të vdekjes së influencerit të mediave sociale në paraburgim
Në Kenia vazhdojnë protestat të cilat filluan pas vdekjes së fenomenit të mediave sociale dhe blogerit, Albert Ojwang në paraburgim

Istanbul
STAMBOLL (AA) - Në Kenia vazhdojnë protestat të cilat filluan pas vdekjes së fenomenit të mediave sociale dhe blogerit, Albert Ojwang në paraburgim, transmeton Anadolu.
Sipas lajmeve në mediat lokale, një protestues u qëllua për vdekje nga policia gjatë demonstratave në kryeqytetin Nairobi. Protestuesi, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur, u grind me dy oficerë policie me uniformë dhe u vra në vendngjarje kur një oficer policie i maskuar hapi zjarr.
Incidenti ndodhi gjatë ditës në një zonë ku ishin të pranishëm shumë gazetarë dhe protestues.
Në imazhet e shpërndara në mediat sociale lidhur me goditjen e protestuesit, shihen disa protestues që largojnë nga vendi i ngjarjes trupin e pajetë të personit që u qëllua dhe të protestuesve që brohoritën slogane kundër policisë duke mbajtur flamuj kenianë në duar.
Protestuesit vazhduan marshimin e tyre duke mbajtur pankarta me mbishkrimet "ndaloni vrasjet policore". Disa organizata dhe aktivistë të shoqërisë civile e dënuan incidentin dhe bënë thirrje për hetim të menjëhershëm të pavarur.
- Vdekja e Albert Ojwang
Mësuesi 31-vjeçar dhe influenceri i mediave sociale, Albert Ojwang u ndalua më 6 qershor pasi bëri postime kritike në platformën e mediave sociale në X kundër zv.drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kenias, Eliud Kipkoech Lagat.
Ojwang i cili u dërgua në Nairobi po atë ditë vdiq ndërsa ishte në paraburgim në stacionin qendror të policisë. Raporti i autopsisë përcaktoi se shkaku i vdekjes ishte trauma dhe ngushtimi në qafë, një gjetje kjo e cila ra në kundërshtim me deklaratat e policisë për "vdekje natyrale".
Incidenti shkaktoi reagime të gjera në vend ndërsa presidenti i Kenias, William Ruto e përshkroi vdekjen e Ojwang si "zemërthyese dhe të papranueshme" dhe urdhëroi hetim të shpejtë dhe transparent.
Organizatat e shoqërisë civile dhe kritikët theksuan se vazhdimi i qëndrimit të Lagat në detyrë mund të dëmtojë paanshmërinë e hetimit.
Në një deklaratë dje, Lagat tha dje se po tërhiqej përkohësisht nga posti i tij për të siguruar sigurinë e hetimit për vdekjen e Ojwang.