Bota

Kenia, rritet në 90 numri i njerëzve që vdiqën nga uria "për të takuar Profetin Isa (Jezusin)"

Sekretari i kabinetit të Ministrisë së Brendshme, Kithure Kindiki tha se numri i trupave të gjetur në pyllin Shakahola pranë kishës "Good News International" në Malindi ka arritur në 90

Gökhan Kavak  | 26.04.2023 - Përdıtësım : 26.04.2023
Kenia, rritet në 90 numri i njerëzve që vdiqën nga uria "për të takuar Profetin Isa (Jezusin)"

Istanbul

Numri i personave që vdiqën nga uria "për të takuar Profetin Isa (Jezus)" është rritur në 90 në qytetin Malindi të Kenias, transmeton Anadolu.

Sekretari i kabinetit të Ministrisë së Brendshme, Kithure Kindiki në një deklaratë tha se numri i trupave të gjetur në pyllin Shakahola pranë kishës "Good News International" në Malindi ka arritur në 90.

Ai tha se si rezultat i hetimeve kanë gjetur trupat e 17 personave të tjerë. Kindiki tha se shumica e trupave të pajetë janë nxjerrë nga varreza masive ndërsa 3 persona të tjerë janë ndaluar në lidhje me ngjarjen dhe vazhdojnë hetimet.

Kindiki tha se autorët e kësaj mizorie do të dënoheshin më ashpër dhe se kërkoheshin rregulla më të rrepta për të gjitha kishat, xhamitë, tempujt dhe sinagogat.

Nga ana tjetër, në deklaratën e Kryqit të Kuq të Kenias thuhet se 112 persona rezultojnë të zhdukur.

Sipas lajmit të gazetës "Star", pastori i kishës "Good News International", lideri i sektit, Paul Mackenzie Nthenge i cili mashtroi ndjekësit e tij në qytetin Malindi me premtimin se "ata do të takojnë Jezusin duke vdekur nga uria" pretendoi se kishte gjetur trupat e të paktën 1.000 njerëzve që shkuan për të takuar Jezusin.

Thuhet se Nthenge u kishte premtuar njerëzve se do ta takonin Jezusin duke i lënë të uritur.

Policia ndaloi Nthenge pasi trupat e katër personave të dyshuar të cilët kishin vdekur nga uria u gjetën më 15 prill.

Ndërsa zona pyjore ku u gjetën kufomat ishte plotësisht e mbyllur, zona u shpall "skenë krimi".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın