Bota

Kenia dhe Britania nënshkruajnë marrëveshje për sigurinë e Afrikës Lindore

Marrëveshja përfshin çështje të tilla si bashkëpunim në fushën ushtarake dhe shkëmbimin e informacioneve, mbështetje teknike dhe trajnim

Gökhan Kavak   | 28.07.2021
Kenia dhe Britania nënshkruajnë marrëveshje për sigurinë e Afrikës Lindore

Stamboll

Shteti i Afrikës Lindore, Kenia ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi 5-vjeçar me Britaninë e Madhe në fushën e sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit në mediat e Kenias, marrëveshja e sigurisë mes dy vendeve u nënshkrua gjatë vizitës së presidentit të Kenias, Uhuru Kenyatta në Britani.

Marrëveshja 5-vjeçare në fushën e sigurisë e nënshkruar në praninë e ministrave të Mbrojtjes, angazhon të dyja vendet të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe të punojnë për sigurinë në Afrikën Lindore.

Mes tjerash u vendos që të bashkëpunohet midis Kenias dhe Britanisë në luftën kundër organizatës terroriste Al-Shabab në Somali dhe u njoftua që 1.100 ushtarë kenianë do të trajnohen nga Britania çdo vit.

Një pjesë e ushtarëve të trajnuar, thuhet se do të pozicionohen në Somali.

Marrëveshja përfshin çështje të tilla si bashkëpunim në fushën ushtarake dhe shkëmbimin e informacioneve, mbështetje teknike dhe trajnim.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın