Kenia, 8 policë të vdekur nga sulmi me bombë
Zyrtarët e rajonit Wajir ku ka ndodhur shpërthimi, njoftuan se nga bomba e shpërthyer gjatë kalimit të automjetit të policisë, kanë humbur jetën 8 policë
Addis Ababa
Të paktën 8 policë kanë humbur jetën si pasojë shpërthimit të një bombe të vendosur në rrugë në afërsi të kufirit të Kenias me Somalinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët e rajonit Wajir ku ka ndodhur shpërthimi, në deklaratë për median lokale, njoftuan se nga bomba e shpërthyer gjatë kalimit të automjetit të policisë, kanë humbur jetën 8 policë.
Përgjegjësinë mbi sulmin ende nuk e ka marrë askush, ndërsa organizata terroriste Al-Shabaab edhe më parë kishte organizuar sulme në Somali dhe Kenia.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.