Bota

KE e kënaqur me mosvazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme në Turqi

Holtgen rikujtoi se KE-ja kishte bërë vazhdimisht thirrje për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme

Şerife Çetin  | 18.07.2018 - Përdıtësım : 18.07.2018
KE e kënaqur me mosvazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme në Turqi

Strasburg

STRASBURG (AA) - Këshilli Evropian (KE) shpreh kënaqshmërinë për vendimin e Turqisë për mosvazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për gazetarin e AA-së, zëdhënësi i sekretarit të Përgjithshëm të KE-së, Daniel Holtgen, rikujtoi se KE-ja kishte bërë vazhdimisht thirrje për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Ndjejmë kënaqësi për mosvazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme dhe përfundimin e këtij procesi”, tha Holtgen.

Duke u shprehur se KE-ja është e vetëdijshme për projektligjet e përgaditura në kuadër të luftës kundër terrorizmit, Holtgen tha se, “Sekretari i Përgjithshëm, Thorbjorn Jagland, thekson se i gjithë legjislacioni që rregullohet në këtë kuadër duhet të jetë në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.

Holgten tha se KE-ja është e gatshme që të ofrojë mbështetjen e nevojshme për Turqinë.

Turqia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për herë të parë më 20 korrik të vitit 2016 pas tentativës vdekjeprurëse të grusht shtetit të orkestruar nga FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gülen, tentativë e cila la 251 persona të martirizuar dhe rreth 2.200 të tjerë të plagosur.

Ankaraja po ashtu akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet shtetërore, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.