Kazakistani njofton zyrtarisht se i është bashkuar Marrëveshjeve të Abrahamit
"Marrëveshjet e Abrahamit do të forcojë bashkëpunimin me të gjitha vendet përkatëse dhe për këtë arsye, do të jetë në përputhje me objektivat strategjike të Kazakistanit", thuhet në deklaratë
Astana
Ministria e Punëve të Jashtme e Kazakistanit njoftoi se vendi i është bashkuar Marrëveshjeve të Abrahamit, transmeton Anadolu.
MPJ e Kazakistanit tha se vendi i është bashkuar Marrëveshjeve të Abrahamit. "Ky vendim i rëndësishëm u mor vetëm në interes të Kazakistanit dhe është plotësisht në përputhje me natyrën e politikës së jashtme të ekuilibruar, konstruktive dhe paqësore të shtetit tonë", tha ministria.
Deklarata thekson se bashkimi me Marrëveshjet e Abrahamit do të forcojë bashkëpunimin me të gjitha vendet përkatëse dhe për këtë arsye, do të jetë plotësisht në përputhje me objektivat strategjike të Kazakistanit.
Deklarata shton se Kazakistani do të vazhdojë të mbështesë zgjidhje të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të konfliktit në Lindjen e Mesme bazuar në rezolutat përkatëse të OKB-së dhe parimin e "dy shteteve për dy popuj".
Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev u takua me presidentin e SHBA-së, Donald Trump në margjinat e Samitit "C5+1" Azi Qendrore-SHBA.
Trump dhe Tokayev zhvilluan një telefonatë të përbashkët me kryeministrin Izraelit, Benjamin Netanyahu, në Shtëpinë e Bardhë në lidhje me anëtarësimin e Kazakistanit në Marrëveshjet e Abrahamit.
Më pas, Trump njoftoi se Kazakistani ka rënë dakord zyrtarisht të bashkohet me Marrëveshjet e Abrahamit.
