Kazakistan, drejtimi i lazerëve ndaj avionëve do të dënohet deri në 10 vite burgim
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Kazakistanit njoftoi se janë rritur dënimet për ata që përdorin pajisje lazeri ose dronë për të ndërhyrë ndaj kontrollit të avionëve

Astana
Ata që drejtojnë lazerë ndaj avionëve ose që vendosin në rrezik sigurinë e avionit në Kazakistan duke përdorur dronë do të përballen me dënime deri në 10 vjet burg, transmeton Anadolu.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Kazakistanit njoftoi se janë rritur dënimet për ata që përdorin pajisje lazeri ose dronë për të ndërhyrë ndaj kontrollit të avionëve.
Deklarata vë në dukje se sipas ndryshimit në kodin penal, ata që përdorin lazerë drejt avionëve ose që vendosin në rrezik sigurinë e avionit duke përdorur dronë mund të përballen me gjoba dhe dënime që mund të arrijnë deri në 10 vjet burg.
Raste të ngjashme janë katërfishuar në vitet e fundit në vend. "Në gjashtë vitet e fundit janë regjistruar 98 raste të verbimit të ekuipazheve të avionëve. Shumica e rasteve kanë ndodhur në aeroportin ndërkombëtar të Almaty-t", thuhet në deklaratë.