Bota

Katërshja e Normandisë shpall progres në çështjen e Ukrainës

Angela Merkel, Emmanuel Macron, Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky u dakorduan të rinovojnë dhe zgjerojnë mandatin e vëzhguesve nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që punojnë në Ukrainën Lindore.

Elena Teslova  | 10.12.2019 - Përdıtësım : 11.12.2019
Katërshja e Normandisë shpall progres në çështjen e Ukrainës

Moskē

Udhëheqësit e katër vendeve të formatit të Normandisë, Gjermania, Franca, Rusia dhe Ukraina deklaruan përparim të hënën pas takimit në Paris, raporton Anadolu Agency (AA).

Angela Merkel, Emmanuel Macron, Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky u dakorduan të rinovojnë dhe zgjerojnë mandatin e vëzhguesve të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që punojnë në lindje të Ukrainës.

Ata unanimisht miratuan një mandat 24 orësh për vëzhguesit e OSBE-së për të monitoruar armëpushimin në lindje të Ukrainës me qasje të pakufizuar në të gjitha zonat, në vend të 12 orëve që lejon mandati aktual.

Për më tepër, të katër liderët diskutuan në favor të zbatimit të planit të deminimit që synon të shmangë viktimat civile.

Palët në konflikt po ashtu kanë rënë dakord për një shkëmbim të plotë të të burgosurve të luftës para fundit të dhjetorit. Deri atëherë, Kryqi i Kuq duhet të ketë qasje të lirë te të burgosurit.

Ata po ashtu u dakorduan të tërhiqnin trupat nga tre pikat e shkëputjes deri në mars të vitit 2020 përveç tre lokacioneve ku kjo tashmë ndodhi në vitin 2019.

Zgjidhja për Stanitsa Luganskaya u përmend si një nga këto pika. Vendbanime tjera do të përcaktohen brenda kornizës së grupit të kontaktit që punon në Minsk.

Udhëheqësit ngarkuan ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Francës, Rusisë dhe Ukrainës për të diskutuar kushtet që do të lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve lokale në territorin lindor të Ukrainës.

Merkel, Macron, Putin dhe Zelensky po ashtu u pajtuan të mblidhen brenda katër muajve për një samit tjetër në kontrollimin e punës së bërë dhe për të hartuar masat e nevojshme për të nxitur më tej zgjidhjen e konflikteve.

Duke komentuar rezultatet e takimit, Merkel tha se kishte përshtypjen se të gjithë pjesëmarrësit kishin vullnet të mirë dhe një qëllim të vendosur për të arritur përparim në zgjidhjen e konfliktit.

Mosmarrëveshjet ruse-ukrainase dhe bisedimet për transportimin e gazit

Sipas Zelenskyt, dy çështjet më të vështira në negociatat e tij bilaterale me Putinin ishin rinovimi i transportimit të gazit rus përmes Ukrainës dhe mbajtja e zgjedhjeve lokale në territorin lindor të Ukrainës.

Ai theksoi se pikëpamjet e tij ishin diametralisht të kundërta me homologun e tij rus për çështjen e kontrollit të kufijve.

"Për Ukrainën është e rëndësishme të sigurohet kontrolli mbi të gjithë kufijtë e saj. Në bisedimet me presidentin Putin, unë theksova domosdoshmërinë e tërheqjes së grupeve të huaja militante dhe çarmatosjen e militantëve", tha Zelensky, duke shtuar se ai konsideroi të mundshme të mbahen zgjedhjet lokale bazuar vetëm në legjislacionin ukrainas.

Lidhur me miratimin e një projekt-ligji për dhënien e një statusi të veçantë në rajonet separatiste, ai tha se konsideron se mund të kufizojë sovranitetin e Ukrainës dhe të lejojë forcat e jashtme të bëjnë presion mbi politikën e jashtme të vendit.

Zelensky tha se çështja e transportimit të gazit u hap në takim dhe diskutimet do të vazhdojnë nga këshilltarët e caktuar të dy presidentëve.

Nga ana tjetër, Putini tha se këmbëngul për caktimin e statusit të veçantë të rajoneve separatiste ndaj legjislacionit sepse sugjerohet me marrëveshjen e Minskut, që është një udhërrëfyes për zgjidhjen e konfliktit të Ukrainës, të miratuar nga Gjermania, Franca, Rusia dhe Ukraina.

"Pozicioni në kufi, pozicioni ynë, është se nevojitet të përmbushet marrëveshja e Minskut. Ajo thotë se Ukraina fillon të vendosë kontrollin mbi këtë territor një ditë pas zgjedhjeve dhe përfundimisht ky proces përfundon pas përfundimit të të gjitha këtyre procedurave. Të gjitha pikat e marrëveshjes janë të lidhura. Nëse shkel një pikë të marrëveshjes, rishkrimi i të tjerave do të fillojë, dhe atëherë gjithçka do të shembet", tha ai.

Putin shtoi se është e mundur të flitej për një shkrirje midis Moskës dhe Kievit.

"A mund të flasim për një ngrohje? Unë mendoj se po. Tani jemi takuar në formatin e Normandisë dhe kemi diskutuar një sërë të gjerë të çështjeve shumë të rëndësishme, dhe kemi bërë progres në shumë prej tyre", tha ai, duke përmendur se puna ishte "shumë e dobishme ".

Putini u zotua të bëjë gjithçka për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, por theksoi domosdoshmërinë e dialogut të drejtpërdrejtë midis rajoneve separatiste dhe Kievit.

Sa i përket dërgesave të gazit, ai tha se Rusia është e gatshme ta shesë karburantin në Ukrainë 25 për qind më lirë sesa paguan aktualisht për furnizimet evropiane.

Rusia do të dëbojë dy diplomatët gjermanë

Duke komentuar dëbimin e dy diplomatëve rusë nga Gjermania për "mungesë bashkëpunimi" në hetimin e vrasjes së ish-militantit çeçen Zelimkhan Khangoshvili, Putin tha se ishte "e papërshtatshme" dhe premtoi se përgjigja e Rusisë do të jetë identike. 

Putini tha se në çështjet kriminale, është e nevojshme të bashkëpunohej në të gjitha fazat, duke kujtuar se Rusia kërkoi ekstradimin e Khangoshvali shumë herë, por nuk gjeti mirëkuptim në Gjermani.

Gjermania të mërkurën dëboi dy diplomatë rusë për rolin e dyshuar të Moskës në vrasjen e 40-vjeçarit Khangoshvili në Berlin. 

Sipas Deutsche Welle, Khangoshvili luftoi kundër rusëve gjatë Luftës së Dytë Çeçene nga viti 1999 deri në vitin 2009 dhe punoi në Gjeorgji dhe Ukrainë kundër interesave ruse.

Rusia sheh motivim politik në vendimin e WADA për të ndaluar atletët e saj

I pyetur në lidhje me vendimin e Agjencisë Botërore të Anti-Dopingut (WADA) për të ndaluar sportistët rusë nga ngjarjet sportive ndërkombëtare, Putini tha se pasi nuk kishte ankesa për Komitetin Olimpik Kombëtar Rus, ekipi rus duhet të garojë nën flamurin kombëtar ashtu siç është përcaktuar nga Karta Olimpike.

Ai shpjegoi se sipas normave juridike, dënimet nuk mund të jenë kolektive dhe vlejnë për njerëzit që nuk kanë asnjë lidhje me shkelje të caktuara.

"Vendimet për dënimet kolektive tregojnë se ato bazohen jo në shqetësimin për pastërtinë e sportit botëror, por në konsideratat politike që nuk kanë asnjë lidhje me interesat e sportit dhe lëvizjes Olimpike", tha ai. 





Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.