Bota

Në sulmet e ushtrisë izraelite në Gaza vriten 24 palestinezë, përfshirë 4 gazetarë

Izraeli vazhdon sulmet e tij ndaj shtëpive, ndërtesave dhe palestinezëve të zhvendosur në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës

Hosni Nedim, Muhammed Emin Canik  | 05.06.2025 - Përdıtësım : 05.06.2025
Në sulmet e ushtrisë izraelite në Gaza vriten 24 palestinezë, përfshirë 4 gazetarë

Gaza

Ushtria izraelite ka vrarë 24 palestinezë, përfshirë 4 gazetarë, në sulmet e saj të fundit që ka kryer në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

Izraeli vazhdon sulmet e tij ndaj shtëpive, ndërtesave dhe palestinezëve të zhvendosur në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës.

Sipas informacionit të marrë nga burime spitalore, një fëmijë vajzë u vra dhe të tjerë u plagosën në një sulm ajror të kryer nga Izraeli në një shtëpi pranë furrës së bukës Benna, në perëndim të qytetit Deir al-Balah në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Dëshmitarët thanë se njësitë e artilerisë izraelite bombarduan qytezën Al-Mughraqa, në veri të Kampit të Refugjatëve Nuseirat, në Rripin qendror të Gazës.

Ndërsa 6 palestinezë u vranë si pasojë e bombardimit nga ushtria izraelite ndaj një tende që strehonte persona të zhvendosur në zonën Asda, në veri të Khan Younis.

Dy persona u vranë gjithashtu në një sulm me dron ndaj një tende ku personat e zhvendosur po strehoheshin në Rrugën Roni pranë zonës Asda.

Dëshmitarët okularë raportuan se ushtria izraelite hodhi në erë ndërtesat e palestinezëve në qytezën Al-Qarara, në verilindje të Khan Younis.

Përveç kësaj, sulme të rënda me artileri u kryen në zonat Batn al-Samin, Qizan al-Najjar, al-Balad, Satr al-Gharbi, Qatiba dhe Rrugën e 5-të të Khan Younis dhe rrethinat e tyre.

Tre persona, përfshirë dy fëmijë, u vranë në një sulm izraelit ndaj një shtëpie në Rrugën Kashkou në jug të qytetit të Gazës.

Gjithashtu dy palestinezë u vranë në një sulm izraelit ndaj një automjeti ndihme në Khan Younis, dhe katër në një sulm ndaj Bani Suheila, në lindje të Khan Younis.

Në bombardimin izraelit që shënjestroi rajonin Jabalia, në veri të Rripit të Gazës, u vranë dy palestinezë, përfshirë një grua shtatzënë.

Katër gazetarë u vranë në sulmin që ushtria izraelite kreu në oborrin e Spitalit Baptist Al-Ahli në Gaza.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın