Katedralja Notre Dame në Paris do të rihapet në vitin 2024
Rihapja e objektit të famshëm turistik përkon me Olimpiadën e Parisit 2024, kur mijëra spektatorë pritet të mbërrijnë në Francë
Paris
Katedralja ikonike Notre Dame në Paris do të rihapet për publikun për rituale dhe turizëm në vitin 2024, tha ministrja e Kulturës Rima Abdul Malak gjatë vizitës së saj në këtë objekt fetar, raporton Anadolu Agency (AA).
Një zjarr masiv në prillin e vitit 2019 shkatërroi katedralen mesjetare katolike duke shkatërruar kornizën prej druri, orën dhe dritaret klasike së bashku me statujat dhe pikturat e tjera.
Malak tha se qeveria është e sigurt për hapjen e katedrales deri në vitin 2024, kur një pjesë e madhe e punës së restaurimit do të përfundojë.
Rihapja e objektit të famshëm turistik përkon me Olimpiadën e Parisit 2024, kur mijëra spektatorë pritet të mbërrijnë në Francë.
Restaurimi dhe ndërtimi i katedrales Notre Dame me kosto 850 milionë euro përfshin tre faza. Ka përfunduar faza e parë e pastrimit të rrënojave në ambientet e brendshme, dhe sigurimi i qëndrueshmërisë së objektit.
Faza e dytë që përfshin punimet në kornizat dhe çatitë, kurse rindërtimi i majës do të fillojë në fund të verës, ndërkohë që faza e tretë dhe e fundit do të fokusohet në rindërtimin e jashtëm.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
