Bota

Katari: Marrëveshja për armëpushim në Gaza është afër

Zëdhënësi i MPJ-së së Katarit, Majed al-Ansari, tha se zbatimi i marrëveshjes së armëpushimit në Gaza do të ndodhë "shumë shpejt pasi marrëveshja të finalizohet"

Rania R.a. Abushamala  | 14.01.2025 - Përdıtësım : 15.01.2025
Katari: Marrëveshja për armëpushim në Gaza është afër

Doha

Katari njoftoi se negociatat për armëpushim në Gaza janë në fazën e "detajeve të tyre përfundimtare" dhe se shpallja e një marrëveshjeje është "e afërt", raporton Anadolu.

"Një draft-marrëveshje u është dorëzuar Hamasit dhe Izraelit dhe janë adresuar pengesat kryesore për çështjet kryesore të diskutueshme midis dy palëve", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katari, Majed al-Ansari, në një konferencë për media në Doha, duke shtuar:

"Diskutimet aktuale në Doha janë fokusuar në finalizimin e detajeve të mbetura".

Ansari tha se zbatimi i marrëveshjes së armëpushimit në Gaza do të ndodhë "shumë shpejt pasi marrëveshja të finalizohet".

Ai theksoi se "ka një atmosferë pozitive në negociata dhe ne jemi optimistë për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje, por nuk duhet të jemi tepër optimistë".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.