Katari konfirmon largimin e një pjese të personelit nga baza ajrore "Al Udeid" mes tensioneve rajonale
“Masat e tilla po ndërmerren si përgjigje ndaj tensioneve aktuale rajonale”, tha Zyra Ndërkombëtare e Medias
Stamboll
Katari konfirmoi largimin e një pjese të personelit nga baza ajrore “Al-Udeid” për shkak të rritjes së tensioneve në rajon, transmeton Anadolu.
“Masat e tilla po ndërmerren si përgjigje ndaj tensioneve aktuale rajonale”, tha Zyra Ndërkombëtare e Medias në një deklaratë.
Zyra shtoi se autoritetet e Katarit vazhdojnë të zbatojnë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe banorëve të tij si prioritet kryesor, “përfshirë veprime që lidhen me mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe objekteve ushtarake”.
“Nëse do të ketë zhvillime të reja, ato do të komunikohen përmes kanaleve zyrtare të përcaktuara”, thuhet më tej.
Ky veprim vjen mes raportimeve për një sulm të mundshëm amerikan ndaj Iranit, ku që nga fundi i muajit të kaluar po zhvillohen protesta kundër qeverisë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
