Bota

Katari dënon sulmin izraelit ndaj rezervuarëve iranianë të gazit, e quan "hap të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm"

Doha paralajmëroi se shënjestrimi i infrastrukturës energjetike kërcënon furnizimin global, duke bërë thirrje për përmbajtje dhe deeskalim

Mohammad Sıo  | 18.03.2026 - Përdıtësım : 18.03.2026
Katari dënon sulmin izraelit ndaj rezervuarëve iranianë të gazit, e quan "hap të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm"

Stamboll

Katari ka dënuar një sulm izraelit ndaj objekteve të gazit të lidhura me fushën Parsi Jugor të Iranit, duke e cilësuar atë si një “hap të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm” në mes të tensioneve në rritje në rajon, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Majed Al-Ansari, në një deklaratë në rrjetin social amerikan X, tha se shënjestrimi i objekteve të lidhura me fushën Parsi Jugor, e cila shtrihet edhe në Fushën Veriroe të Katarit, mbart rrezik për pasoja serioze.

“Shënjestrimi nga Izraeli i objekteve të lidhura me fushën Pars Jugor të Iranit, një zgjatim i Fushës Verirore të Katarit, është një hap i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm në mes të përshkallëzimit aktual ushtarak në rajon”, tha ai.

Ansari paralajmëroi se sulmet ndaj infrastrukturës energjetike përbëjnë “kërcënim për sigurinë globale energjetike, si dhe për popujt e rajonit dhe mjedisin e tij”.

Ai ritheksoi qëndrimin e Katarit kundër shënjestrimit të objekteve jetike, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje, të respektojnë të drejtën ndërkombëtare dhe të punojnë drejt uljes së tensioneve.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje, të respektojnë të drejtën ndërkombëtare dhe të punojnë për uljen e tensioneve në një mënyrë që ruan sigurinë dhe stabilitetin e rajonit”, shtoi ai.

Deklaratat e tij erdhën pasi mediat iraniane raportuan për një sulm ajror të përbashkët SHBA-Izrael ndaj rezervuarëve të gazit në fushën Parsi Jugor të Iranit në qytetin jugor Asaluyeh të mërkurën, duke ndalur prodhimin në dy rafineri me një kapacitet të kombinuar prej rreth 100 milionë metrash kub në ditë.

SHBA-ja dhe Izraeli kanë vazhduar një ofensivë të përbashkët kundër Iranit që nga 28 shkurti, duke shkaktuar deri më tani rreth 1.300 viktima, përfshirë edhe udhëheqësin suprem Ali Khamenei.

Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që synojnë Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë, si dhe pengesa në tregjet globale dhe aviacionin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın