Bota

Katari bën thirrje për zbatimin e plotë të armëpushimit në Gaza

Gjatë një konference për shtyp me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan në Doha, bin Abdulrahman theksoi nevojën për fillimin e fazës së dytë të marrëveshjes për të sjellë stabilitet në rajon

Ikrame Imane Kouachi  | 02.02.2025 - Përdıtësım : 03.02.2025
Katari bën thirrje për zbatimin e plotë të armëpushimit në Gaza Ministri i Jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, në konferencë për media me homologun turk Hakan Fidan, në Doha. (Foto: Arda Küçükkaya/AA)

Ankara

Kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, bëri thirrje sot për zbatimin e plotë të marrëveshjes së armëpushimit të Gazës, raporton Anadolu.

Gjatë një konference për shtyp me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan në Doha, bin Abdulrahman theksoi nevojën për fillimin e fazës së dytë të marrëveshjes për të sjellë stabilitet në rajon.

Faza e parë gjashtëjavore e marrëveshjes hyri në fuqi në Gaza më 19 janar, duke ndalur luftën gjenocidale të Izraelit që ka vraré mbi 47.400 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, që nga 7 tetori 2023.

Marrëveshja trefazore e armëpushimit përfshin shkëmbimin e të burgosurve dhe qetësinë e qëndrueshme, duke synuar një armëpushim të përhershëm dhe tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza.

Fraksionet palestineze kanë liruar 18 robër sipas marrëveshjes në këmbim të qindra të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın