Katër të vdekur pas rrëzimit të një avioni ushtarak amerikan në Irak
Avioni KC-135 u rrëzua në Irakun perëndimor, tha në një deklaratë Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM), e cila mbikëqyr operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme dhe pjesë të Azisë
Stamboll
Ushtria amerikane tha të premten se katër nga gjashtë anëtarët e ekuipazhit në bordin e një avioni furnizimi me karburant të Forcave Ajrore Amerikane që u rrëzua në Irakun perëndimor janë konfirmuar të vdekur, transmeton Anadolu.
Avioni KC-135 u rrëzua në Irakun perëndimor, tha në një deklaratë Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM), e cila mbikëqyr operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme dhe pjesë të Azisë.
"Katër nga gjashtë anëtarët e ekuipazhit në bordin e avionit janë konfirmuar të vdekur ndërsa përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë", tha deklarata.
Ushtria e SHBA-së tha se rrethanat e incidentit po hetohen. Megjithatë, deklarata pretendon se rrëzimi nuk u shkaktua nga zjarri armiqësor ose miqësor.
Identitetet e anëtarëve të shërbimit do të mbahen të fshehta deri të paktën 24 orë pasi të jenë njoftuar të afërmit e tyre më të afërt.
CENTCOM më parë tha se dy avionë ishin të përfshirë në incident, me një avion furnizimi që u rrëzua në Irakun perëndimor, ndërsa një cisternë e dytë u ul në mënyrë të sigurt.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
