Kanioni Avla, mahnitës me shkëlqimin natyror dhe kalimet e ngushta
- Kanioni Avla shtrihet në një vijë të çarë dhe zgjatim të Luginës Soganli, i cili është formuar me kalimin e kohës nga erozioni i përmbytjeve.

Shkup
SHKUP (AA) - Kanioni Avla në Kayseri të Turqisë, tërheq vëmendjen me bukurinë natyrore, strukturën gjeologjike dhe peizazhin unik, raporton Anadolu.
Kanioni Avla shtrihet në një vijë të çarë dhe zgjatim të Luginës Soganli, i cili është formuar me kalimin e kohës nga erozioni i përmbytjeve.
Kanioni ofron itinerar interesant si për fotografët e natyrës ashtu edhe për shëtitësit me shkëmbinjtë e saj të pjerrët, shtresa shkëmbinjsh shumëngjyrëshe dhe kalime të ngushta.
Përmes shtegut që është tre kilometra i gjatë, disa nga kalimet ngushtohen deri në 60 centimetra, duke ofruar një përvojë aventurash në ecjeje.
Vizitorët ndjekin një shteg të valëzuar në korridore natyrore me lartësi që arrijnë deri në 15 metra.
Kanioni i vendosur në mes të një pllaje, ofron pamje vizuale nëpërmjet tranzicioneve të ngjyrave në shkëmbinj të krijuara nga rrezet e diellit. Në verë, flladi i freskët që fryn midis shkëmbinjve u ofron vizitorëve freski natyrore.