Bota

Kancelari gjerman zhvillon një telefonatë me presidentin palestinez, shpreh mbështetje për planin e paqes të SHBA-së

Merz gjatë bisedës theksoi “mbështetjen e tij për planin e paqes të presidentit amerikan Donald Trump” dhe përshëndeti qëndrimin bashkëpunues të Autoritetit Palestinez ndaj propozimit

Erbil Başay  | 06.12.2025 - Përdıtësım : 06.12.2025
Kancelari gjerman zhvillon një telefonatë me presidentin palestinez, shpreh mbështetje për planin e paqes të SHBA-së Foto: AA/Arkiv

Berlin

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka zhvilluar një telefonatë me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas, ku ka shprehur mbështetje të fortë për iniciativën e paqes të udhëhequr nga SHBA-ja për Gazën, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan Kornelius, në një deklaratë me shkrim njoftoi se Merz gjatë bisedës theksoi “mbështetjen e tij për planin e paqes të presidentit amerikan Donald Trump” dhe përshëndeti qëndrimin bashkëpunues të Autoritetit Palestinez ndaj propozimit.

Ai tha se kancelari gjerman theksoi se Autoriteti Palestinez tani duhet të zbatojë urgjentisht reformat e nevojshme prej kohësh dhe se “kjo nëse arrihet mund të luajë një rol konstruktiv në rendin e pasluftës”.

Merz përsëriti se një zgjidhje e negociuar me dy shtete për konfliktin Izrael-Palestinë duhet të mbetet objektivi përfundimtar, duke theksuar se një kornizë e tillë mund të hapë një rrugë drejt “paqes dhe sigurisë së qëndrueshme” si për izraelitët ashtu edhe për palestinezët.

Telefona vjen përpara turneut rajonal të kancelarit Merz, përkatësisht vizitës së planifikuar të kancelarit në Jordani dhe Izrael sot dhe nesër.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.