Bota

Kancelari gjerman Merz fton për bisedime në Berlin presidentin sirian Al-Sharaa

"Nuk ka më të drejtë azili në Gjermani, kështu që ne mund të fillojmë deportimet. Një pjesë e madhe e refugjatëve që ndodhen në Gjermani do të kthehen në Siri", tha Merz

Cüneyt Karadağ  | 04.11.2025 - Përdıtësım : 04.11.2025
Kancelari gjerman Merz fton për bisedime në Berlin presidentin sirian Al-Sharaa

Berlin

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se ka ftuar për bisedime në Berlin, presidentin e Sirisë, Ahmed Al-Sharaa, transmeton Anadolu.

Gjatë vizitës së tij në shtetin Schleswig-Holstein, Merz tha se e ka ftuar presidentin sirian Al-Sharaa në Gjermani për të kontribuar në stabilitetin e vendit dhe për të diskutuar kthimin e sirianëve atje.

Merz iu referua debatit publik mbi deportimet në Siri. "Ne do të vazhdojmë të deportojmë kriminelët në Siri. Ky është plani. Tani do ta zbatojmë këtë në një mënyrë konkrete. Gjithashtu edhe ministri i Brendshëm po punon për këtë çështje", tha kancelari gjerman.

Ai theksoi se lufta civile në Siri ka mbaruar.

"Nuk ka më të drejtë azili në Gjermani, kështu që ne mund të fillojmë deportimet. Një pjesë e madhe e refugjatëve që ndodhen në Gjermani do të kthehen në Siri me vullnetin e tyre dhe do të marrin pjesë në rindërtim. Rindërtimi është i pamundur pa këta njerëz", tha Merz.

"Ata që ndodhen në Gjermani dhe që refuzojnë të kthehen, sigurisht do të deportohen në të ardhmen e afërt", tha kancelari gjerman.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.