Bota

Kancelari gjerman Merz do ta vizitojë Turqinë javën e ardhshme për bisedime

"Turqia është një aleat i rëndësishëm i NATO-s dhe Ankaraja dhe Berlini kanë shumë çështje të përbashkëta për të diskutuar", tha Merz

Ayhan Şimşek  | 24.10.2025 - Përdıtësım : 24.10.2025
Kancelari gjerman Merz do ta vizitojë Turqinë javën e ardhshme për bisedime

Berlin

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të vizitojë Turqinë të enjten e ardhshme për bisedime mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet ndërkombëtare, njoftuan sot zyrtarët, transmeton Anadolu.

Zëvendëszëdhënësi i qeverisë gjermane, Sebastian Hille tha se Merz do ta zhvillojë vizitën e tij të parë zyrtare në Ankara të enjten për t'u takuar me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

"Diskutimet do të përfshijnë çështje dypalëshe dhe të politikës së jashtme, si dhe bashkëpunimin më të ngushtë në fushat e ekonomisë, migracionit dhe sigurisë", tha Hille në një konferencë për media në Berlin.

Ai theksoi se Turqia është një aleat i rëndësishëm i NATO-s dhe se Ankaraja dhe Berlini kanë shumë çështje të përbashkëta për të diskutuar, përfshirë politikën e jashtme, migracionin, energjinë dhe tregtinë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın