Bota, Ekonomi

Kancelari gjerman: Katari do të luajë rol qendror në strategjinë energjetike të Gjermanisë

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media në Berlin me emirin e Katarit, Scholz tha se të dy vendet do të përmirësojnë lidhjet e tyre ekonomike dhe bashkëpunimin energjetik

Ayhan Şimşek   | 20.05.2022
Kancelari gjerman: Katari do të luajë rol qendror në strategjinë energjetike të Gjermanisë

Berlin

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se Katari do të luajë një "rol qendror" në strategjinë e re energjetike të Gjermanisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media në Berlin me emirin e Katarit, Scholz tha se të dy vendet do të përmirësojnë lidhjet e tyre ekonomike dhe bashkëpunimin energjetik.

“Gjermania do të zhvillojë më tej infrastrukturën e saj energjetike në mënyrë që ne të mund të importojmë sasi të mjaftueshme të gazit natyror të lëngshëm me anije. Këtu në strategjinë tonë, Katari luan një rol qendror", tha Scholz, duke iu referuar planeve të Berlinit për t'i dhënë fund varësisë në energjinë ruse në përgjigje të luftës së Moskës kundër Ukrainës.

Nga ana e tij, Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, tha se vendi i tij kohët e fundit ka bërë investime të mëdha në gazin natyror të lëngshëm (LNG) dhe se ata do të jenë të lumtur të kontribuojnë në stabilitetin e tregjeve të energjisë.

Ai nënvizoi se Katari do të rrisë prodhimin e LNG-së në vitet e ardhshme dhe do të jetë në gjendje të rrisë furnizimin e tij.

“Çfarëdo që ne mund të ofrojmë për sigurinë energjetike në Evropë, edhe gjatë kësaj periudhe, ne do të sigurohemi që të mund ta bëjmë këtë”, tha ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın