Kancelari gjerman falënderon Trumpin për përpjekjet e ndërmjetësimit Rusi-Ukrainë
"Fola me presidentit Zelenskyy rreth takimit midis Witkoff-Putin. Ne të dy jemi mirënjohës ndaj presidentit amerikan për përpjekjet e tij të ndërmjetësimit", tha Merz
Berlin
Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka falënderuar publikisht presidentit amerikan Donald Trump, për përpjekjet e tij të ndërmjetësimit midis Ukrainës dhe Rusisë pas një telefonate të tij me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, transmeton Anadolu.
"Fola me presidentit Zelenskyy rreth takimit (të së mërkurës) midis të dërguarit special të SHBA-së, (Steve) Witkoff dhe (presidentit rus Vladimir) Putin. Ne të dy jemi mirënjohës ndaj presidentit amerikan për përpjekjet e tij të ndërmjetësimit dhe jemi në kontakt të ngushtë me SHBA-në dhe partnerët tanë evropianë", shkroi Merz në platformën sociale X.
Telefonata pasoi vizitën e Witkoff-it në Moskë, ku ai u takua me Putinin për afërsisht tre orë. Pas takimit, të dyja palët thanë se Trump dhe Putin do të takohen "në ditët në vijim" për të diskutuar luftën në Ukrainë.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan Kornelius tha se gjatë telefonatës Merz-Zelenskyy, dy liderët diskutuan gjerësisht zhvillimet e fundit diplomatike. "Të dy liderët vlerësuan përpjekjet ndërmjetësuese të presidentit amerikan dhe ranë dakord që Rusia duhet t'i japë fund luftës së saj të agresionit", tha Kornelius.
Ai tha se "ata ranë dakord të mbajnë kontakt të ngushtë me partnerët evropianë dhe SHBA-në".
"Kancelari gjerman e siguroi presidentin ukrainas për mbështetjen e tij të vazhdueshme", shtoi Kornelius.
