Bota

Kancelari gjerman: Evropa nuk duhet të trajtohet si "pion" në bisedimet për Ukrainën

"Çdo marrëveshje e negociuar midis 'fuqive të mëdha', pa pëlqimin e Ukrainës dhe pa pëlqimin evropian, nuk do të ofrojë bazë për paqe të qëndrueshme", tha kancelari gjerman Merz

Ayhan Şimşek  | 26.11.2025 - Përdıtësım : 26.11.2025
Kancelari gjerman: Evropa nuk duhet të trajtohet si "pion" në bisedimet për Ukrainën

Berlin

Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka paralajmëruar se SHBA-ja nuk duhet t'i lë mënjanë evropianët në negociatat me Rusinë për Ukrainën si dhe ka këmbëngulur se çdo marrëveshje kërkon miratimin evropian, transmeton Anadolu.

Në fjalën e tij para ligjvënësve në Parlamentin gjerman, Merz tha se evropianët duan të shohin fundin e luftës në Ukrainë sa më parë, megjithatë theksoi se çdo marrëveshje e negociuar midis "fuqive të mëdha", pa pëlqimin e Ukrainës dhe pa pëlqimin evropian, nuk do të ofrojë bazë për paqe të qëndrueshme.

"Në këtë moment në dorë të fatit për Ukrainën, për Evropën dhe për aleancën tonë me SHBA-në, dua gjithashtu ta bëj të qartë, çështjet evropiane mund të vendosen vetëm në marrëveshje me Evropën", tha Merz.

"Evropa nuk është një pion, por një aktor sovran që ndjek interesat dhe vlerat e veta. Dhe në të gjitha këto zhvillime, nuk duhet ta harrojmë këtë... kjo luftë mund të përfundojë nesër nëse Rusia ndërpret luftën e saj të paligjshme, tërheq trupat e saj nga territori i huaj", shtoi ai.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.