Bota

Kancelari gjerman dhe kryeministri britanik bisedë telefonike për krizën në Ukrainë

"Scholz dhe Johnson ranë dakord për të parandaluar agresivitetin e ri ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës", tha zëdhënësi i qeverisë gjermane, Hebestreit

Erbil Başay  | 21.01.2022 - Përdıtësım : 23.01.2022
Kancelari gjerman dhe kryeministri britanik bisedë telefonike për krizën në Ukrainë

Berlin

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson për krizën në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit në një deklaratë me shkrim njoftoi se në fokusin e bisedës kanë qenë shqetësimet lidhur me rritjen e njësive ushtarake të Rusisë në kufirin e Ukrainës.

"Scholz dhe Johnson ranë dakord për të parandaluar agresivitetin e ri ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës", theksoi Hebestreit i cili shtoi se "Në një situatë të tillë është e qartë se Rusia do të presë të paguajë një çmim të rëndë dhe serioz".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın