Bota, Ekonomi

Kanadaja që nga sot do të zbatojë tarifa prej 25 për qind për importet nga SHBA-ja

"Tarifat e Kanadasë do të mbeten në fuqi derisa SHBA-ja të tërheqë veprimet e saj tregtare", tha kreyministri kanadez, Trudeau

Nuri Aydın  | 04.03.2025 - Përdıtësım : 04.03.2025
Kanadaja që nga sot do të zbatojë tarifa prej 25 për qind për importet nga SHBA-ja

Washington

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau tha se Kanadaja duke filluar nga sot do të zbatojë tarifën prej 25 për qind ndaj produkteve të importuara nga SHBA-ja, transmeton Anadolu.

Trudeau i dha përgjigje deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump se tarifat për importet nga Kanadaja dhe Meksika do të fillonin sot.

"Kanadaja nuk do të lejojë që ky vendim i padrejtë të mbetet pa përgjigje. Nëse tarifat amerikane hyjnë në fuqi edhe Kanadaja do të përgjigjet me tarifën doganore prej 25 për qind e cila do jetë e vlefshme që nga sot", tha Trudeau.

Ai theksoi se tarifat e Kanadasë do të mbeten në fuqi derisa SHBA-ja të tërheqë veprimet e saj tregtare. "Ne jemi në diskutime aktive dhe të vazhdueshme me shtetet dhe rajonet për të ndjekur masa të ndryshme jo-tarifore nëse tarifat e SHBA-së nuk përfundojnë", tha Trudeau.

Presidenti amerikan Trump dje njoftoi se tarifa doganore prej 25 për qind për produktet e importuara nga Kanadaja dhe Meksika do të nisë sot.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.