Bota

Kamionë të ngarkuar me ndihma humanitare vazhdojnë të hyjnë në Gaza

Kamionë të ngarkuar me ndihma humanitare hynë në kalimin kufitar Kusufim në qytetin Deir Balah të Rripit qendror të Gazës

Ajdin Aliji  | 14.10.2025 - Përdıtësım : 14.10.2025
Kamionë të ngarkuar me ndihma humanitare vazhdojnë të hyjnë në Gaza

Shkup

Pas marrëveshjes për armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit, rrjedha e ndihmave humanitare vazhdon të hyjë në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

Kamionë të ngarkuar me ndihma humanitare hynë në kalimin kufitar Kusufim në qytetin Deir Balah të Rripit qendror të Gazës.

Që nga fillimi i sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës më 8 tetor 2023, Turqia ka ofruar ndihmë humanitare përmes 16 anijeve dhe 14 avionëve nën koordinimin e AFAD-it.

Një armëpushim u arrit javën e kaluar, si pjesë e planit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump për t'i dhënë fund përgjithmonë luftës që vrau më shumë se 67 mijë palestinezë dhe shkatërroi enklavën.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın