Bota

Kamerun, Paul Biya presidenti më i vjetër në botë, rizgjidhet me 53.66 për qind të votave

Biya, i cili është 92-vjeç dhe në pushtet për 43 vitesh, fitoi mandatin e tetë duke mposhtur kundërshtarin e tij kryesor, Issa Tchiroma Bakary, një ish-ministër i cili doli i dyti me 39.19 për qind të votave

Sidonie Aurore Bonny  | 27.10.2025 - Përdıtësım : 27.10.2025
Kamerun, Paul Biya presidenti më i vjetër në botë, rizgjidhet me 53.66 për qind të votave

Douala

Presidenti i Kamerunit, Paul Biya u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale nga Gjykata Kushtetuese të hënën, duke siguruar 53.66 për qind të votave, transmeton Anadolu.

Biya, i cili është 92-vjeç dhe në pushtet për 43 vitesh, fitoi mandatin e tetë duke mposhtur kundërshtarin e tij kryesor, Issa Tchiroma Bakary, një ish-ministër i cili doli i dyti me 39.19 për qind të votave.

Megjithatë, Tchiroma pretendon se ka fituar në zgjedhjet e mbajtura më 12 tetor. Mbështetësit e tij iu përgjigjën thirrjes së tij për të protestuar të dielën në qytetin më të madh të vendit Douala, duke rezultuar në përleshje me forcat e sigurisë që morën jetën e të paktën katër civilëve.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.