Bota

Kallëzim penal kundër një ushtari francez që shërbente në ushtrinë izraelite për torturimin e palestinezëve

Disa shoqata iu drejtuan gjyqësorit francez pasi në mediat sociale u përhapën imazhet e marra nga ushtarët francezë që ushtruan dhunë ndaj të burgosurve palestinezë në fund të shkurtit

Şeyma Uzundere  | 16.04.2024 - Përdıtësım : 17.04.2024
Kallëzim penal kundër një ushtari francez që shërbente në ushtrinë izraelite për torturimin e palestinezëve

Ankara

Për herë të parë në Francë u ngrit kallëzim penal kundër një ushtari francez që shërbente në ushtrinë izraelite me arsyetimin se ka torturuar palestinezët, transmeton Anadolu.

Sipas "Le Monde", 4 shoqata iu drejtuan gjyqësorit francez pasi në mediat sociale u përhapën imazhet e marra nga ushtarët francezë që ushtruan dhunë ndaj të burgosurve palestinezë në fund të shkurtit.

Më 11 prill, avokati Gilles Devers paraqiti kallëzim penal kundër ushtarit francez në ushtrinë izraelite në video, në Zyrën e Kryeprokurorit Publik të Parisit, në emër të Al Jaliya, Lëvizjes 30 Mars, Shoqatës së Palestinezëve të Francës dhe Shoqata për Drejtësi dhe të Drejta Pa Kufij.

Në peticionin e dorëzuar në prokurori thuhet se ushtari që mori pjesë në "operacionin ushtarak me qëllim gjenocidi" kreu krim lufte duke torturuar të burgosurit palestinezë.

Në Francë u soll në rend dite çështja e ndjekjes penale të francezëve që shërbenin në ushtrinë izraelite, pasi Izraeli veproi kundër ligjit ndërkombëtar në sulmet e tij në Gaza.

Anëtarët e partisë opozitare "Franca e Papërkulur" (LFI), e cila shquhet veçanërisht me mbështetjen e saj për Palestinën, kërkojnë që shtetasit francezë që shërbejnë në ushtrinë izraelite të gjykohen për krimet e luftës që kanë kryer.

Videoja, e cila u përhap në rrjetet sociale në shkurt dhe shkaktoi reagime, përfshin momente në të cilat një ushtar izraelit frëngjishtfolës fyen të burgosurit palestinezë që ishin nxjerrë nga pjesa e pasme e një kamioni, me duart dhe sytë e lidhur dhe përdorën dhunë ndaj tyre.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın