Kabuli pretendon se sulmet pakistaneze vranë 10 persona në Afganistanin lindor
Zëdhënësi i talebanëve afganë, Zabihullah Mujahid tha se Pakistani dyshohet se goditi një shtëpi civile në provincën Khost në rajonin Gorbuz mbrëmë, duke vrarë nëntë fëmijë
Islamabad
Të paktën 10 persona, përfshirë fëmijë dhe një grua, u vranë në një sulm ajror që dyshohet se u krye nga forcat pakistaneze në Afganistanin lindor, pretendoi sot administrata e përkohshme me qendër në Kabul, transmeton Anadolu.
Zëdhënësi i talebanëve afganë, Zabihullah Mujahid tha se Pakistani dyshohet se goditi një shtëpi civile në provincën Khost në rajonin Gorbuz mbrëmë, duke vrarë nëntë fëmijë, përfshirë pesë djem dhe katër vajza.
"Sulme ajrore ndodhën gjithashtu edhe në Kunar dhe Paktika, ku u plagosën katër civilë", shkroi Mujahid në platformën sociale të kompanisë amerikane X.
Nuk ka patur komente të menjëhershme nga autoritetet pakistaneze mbi pretendimet.
Sulmi i fundit i dyshuar erdhi mes një pauze të pasigurt në armiqësi dhe përpjekjeve të vazhdueshme të ndërmjetësimit midis dy kombeve fqinje.
