Bota

Kabineti izraelit miraton planin e ushtrisë për zgjerimin e pushtimit në Gaza

Një zyrtar i lartë anonim tha se kabineti i sigurisë miratoi unanimisht planin, i cili synon të zgjerojë sulmet në Gaza

Mustafa Deveci  | 05.05.2025 - Përdıtësım : 05.05.2025
Kabineti izraelit miraton planin e ushtrisë për zgjerimin e pushtimit në Gaza

Ankara

Kabineti izraelit i sigurisë miratoi planin e ushtrisë i cili synon të zgjerojë pushtimin në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në lajmin e paraqitur në mediat lokale thuhet se kabineti i sigurisë ka diskutuar planin e paraqitur nga ushtria izraelite për fazën tjetër të sulmit ndaj Gazës.

Një zyrtar i lartë anonim tha se kabineti i sigurisë miratoi unanimisht planin, i cili synon të zgjerojë sulmet në Gaza.

Faza e parë e planit përfshin pushtimin e më shumë territoreve në Gaza dhe zgjerimin e "zonave tampon".

Bëhet e ditur se ndryshe nga zonat e mëparshme të pushtuara përmes sulmeve tokësore, ushtarët izraelitë nuk do të tërhiqen pasi të kenë mbaruar sulmet dhe do të vazhdojnë të mbajnë të pushtuara këto zona.


- Do të dëbojnë me forcë palestinezët në jug të Gazës

Plani synon zhvendosjen me forcë të palestinezëve edhe një herë për në Gaza.

Kjo përfshin zhvendosjen me forcë të palestinezëve nga rajoni në një rajon në jug të Gazës.


- Pretenduan se kishte "ushqim të mjaftueshëm" në Gaza, ku fëmijët kanë vdekur nga uria

Po ashtu në lajm bëhet e ditur se është diskutuar edhe situata ushqimore në Gaza.

Kabineti izraelit pretendon se në Gaza "ka ushqim mjaftueshëm aktualisht" ndërsa thuhet se ai ka miratuar edhe alternativën për dërgimin e ndihmës humanitare në rajon nëse do të ketë nevojë".

Po ashtu tërhiqet vëmendja se është injoruar kriza ushqimore në Gaza në të cilën fëmijët kanë vdekur nga pamjaftueshmëria ushqimore dhe ku popullata pret me orë të tëra në radhë për të marrë një enë ushqim dhe ku shumë herë ata janë kthyer duarbosh.


- Në rend dite edhe plani i Trumpit për dëbimin e palestinezëve në Gaza

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ngriti në takim planin për të dëbuar palestinezët nga Gaza.

Netanyahu ka thënë se po vazhdon planin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump për të dëbuar palestinezët e Gazës për në vende të tjera.

Më tej thuhet se Netanyahu ka thënë se "vazhdojnë bisedimet me shumë vende" në lidhje me pranimin e palestinezëve që do të dëbohen.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın