Bota

Këshilltarja personale shpirtërore e Trumpit e krahason atë me Jezu Krishtin

"Ju u tradhtuat, u arrestuat dhe u akuzuat padrejtësisht. Është një model i njohur që na e tregoi Zoti dhe Shpëtimtari ynë", thotë Paula White-Cain

Esra Tekin  | 02.04.2026 - Përdıtësım : 03.04.2026
Këshilltarja personale shpirtërore e Trumpit e krahason atë me Jezu Krishtin

Stamboll

Këshilltarja personale shpirtërore e presidentit të SHBA-së, Donald Trump po përballet me një reagim masiv në mediat sociale pasi bëri një krahasim shumë të diskutueshëm midis tij dhe Jezu Krishtit të mërkurën, transmeton Anadolu.

"Jezusi dha kaq shumë mësime përmes vdekjes, varrimit dhe ringjalljes së tij. Ai na tregoi një lidership të madh, transformimi i madh kërkon sakrificë të madhe", tha Paula White-Cain.

"Dhe z.president, askush nuk e ka paguar çmimin siç e keni paguar ju. Gati sa nuk ju kushtoi jetën. Ju u tradhtuat, u arrestuat dhe u akuzuat padrejtësisht. Është një model i njohur që Zoti dhe Shpëtimtari ynë na e tregoi", tha ajo.

"Por, nuk mbaroi aty për të dhe nuk mbaroi aty për ju", theksoi White-Cain.

"Zoti gjithmonë kishte një plan. Ditën e tretë, ai u ngrit, ai mundi të keqen, ai mundi vdekjen, ferrin dhe varrin. Dhe për shkak se ai u ngrit, të gjithë e dimë se ne mund të ringjallemi. Dhe zotëri, për shkak të ringjalljes së tij, ju u ngritët", shtoi ajo.

"Dhe unë besoj se Zoti tha t'ju them këtë, për shkak të fitores së tij, ju do të jeni fitimtarë në gjithçka që do të bëni", i tha ajo Trumpit.

Këshilltarja shpirtërore e Trumpit, Cain-White është kritikuar ashpër nga përdoruesit e mediave sociale, të cilët e quajtën fjalimin e saj "blasfemi dhe çmenduri".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın