Bota

Këshilli Presidencial Libian thekson "rëndësinë" e mbajtjes së zgjedhjeve në kohë

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Libi duhet të mbahen më 24 dhjetor

Ekip  | 14.12.2021 - Përdıtësım : 15.12.2021
Këshilli Presidencial Libian thekson "rëndësinë" e mbajtjes së zgjedhjeve në kohë

Tripoli

Këshilli Presidencial theksoi rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme më 24 dhjetor, ashtu siç ishte planifikuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur pas takimit me Përfaqësuesen e Posaçme në OKB-së në Libi, Stephanie Williams, zv/presidenti i Këshillit, Musa al-Koni, tha se populli libian është në pritje të momentit për të zgjedhur presidentin e vendit.

"Është një moment historik për Libinë që të zgjedh president i cili mund të udhëheqë vendin në marrëdhëniet me botën", shkroi al-Koni në Twitter.

Ai tha se përkundër vështirësive me të cilat përballen zgjedhjet, "akoma ia vlen të mbahen, një lëvizje që do të bëjë dallimin".

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Libi duhet të mbahen më 24 dhjetor. Megjithatë, janë shtuar thirrjet për të shtyrë zgjedhjet për shkak të dallimeve politike dhe mungesës së bazës ligjore ose kushtetuese.

Populli libian shpreson që zgjedhjet e ardhshme do të kontribuojnë në përfundimin e konfliktit të armatosur që ka kapluar vendin për vite me radhë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.