Bota

Jordani, dëgjohen sirena paralajmëruese teksa pritet kundërpërgjigje nga Irani ndaj Izraelit

"Pas dëgjimit të sirenave paralajmëruese raketat dhe dronët që hynë në hapësirën ajrore u neutralizuan nga avionët luftarakë dhe sistemet e mbrojtjes ajrore", tha ushtria jordaneze

Ömer Erdem  | 13.06.2025 - Përdıtësım : 13.06.2025
Jordani, dëgjohen sirena paralajmëruese teksa pritet kundërpërgjigje nga Irani ndaj Izraelit

Istanbul

Në Jordani u dëgjuan sirena paralajmëruese, teksa pritet kundërpërgjigje nga Teherani pas sulmeve të Izraelit ndaj Iranit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga ushtria jordaneze thuhet se pas dëgjimit të sirenave paralajmëruese raketat dhe mjetet ajrore pa pilot (dronët) që hynë në hapësirën ajrore u neutralizuan nga avionët luftarakë dhe sistemet e mbrojtjes ajrore.

Ndërhyrja u bë për shkak të mundësisë që disa raketa dhe dronë të binin në territorin jordanez, veçanërisht në zonat e banuara, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se nuk do të lejohet asnjë shkelje e hapësirës ajrore të vendit.


- Izraeli nisi sulme ndaj shumë qyteteve në Iran

Sot në orët e para të mëngjesit, Izraeli nisi sulme ndaj Iranit, përfshirë kryeqytetin Teheranin, Tabrizin, centralin bërthamor Natanz në Isfahan dhe qytetet Lorestan dhe Kermanshah.

Në sulme u vranë zyrtarë të lartë ushtarakë, përfshirë shefin e Shtabit të Iranit, gjeneral major Mohammad Bagheri, komandantin e përgjithshëm të korpusit të Gardës Revolucionare, gjeneral major Hossein Salami dhe shkencëtarë bërthamorë.

Vendbanimet civile u goditën gjithashtu gjatë sulmeve të Izraelit në Teheran dhe shumë civilë humbën jetën.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.