Bota

Johnson: Ukrainasit nuk mund të hyjnë në Britani pa kontroll

"Ne jemi një vend shumë bujar. Megjithatë, ne duam kontroll dhe mbikëqyrje", tha kryeministri britanik, Johnson

Zuhal Demirci  | 07.03.2022 - Përdıtësım : 07.03.2022
Johnson: Ukrainasit nuk mund të hyjnë në Britani pa kontroll

Londër

Kryeministri britanik, Boris Johnson tha se vendi i tij po përpunon mijëra aplikime për viza për ukrainasit por se ukrainasit nuk mund të hyjnë në vend "pa asnjë mbikëqyrje apo kontroll", transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë vizitës së tij në bazën ushtarake, kryeministri Johnson dha deklarata për mediat në lidhje me zhvillimet e fundit në luftën Rusi-Ukrainë.

Johnson për polemikat që filluan pasi u pretendua se Ministria e Brendshme ka dhënë vetëm 50 viza për ukrainasit që kërkonin azil në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të luftës Rusi-Ukrainë tha se kjo shifër nuk është e saktë, por se nuk mund ta shpjegojë shifrën reale.

Sipas tij, vendi ka përpunuar mijëra aplikime për viza për ukrainasit. "Ne jemi një vend shumë bujar. Megjithatë, ne duam kontroll dhe mbikëqyrje. Duke pasur parasysh atë që po ndodh në Ukrainë, mendoj se ka kuptim të sigurohemi se ka disa aftësi bazë për të kontrolluar se kush do të vijë", tha Johnson.

"Lufta jonë është me regjimin dhe agresionin e Putinit"

Johnson duke thënë se Putini ka "dyfishuar" agresionin e tij në Ukrainë, si përgjigje, ai tha se Britania duhet të "bëjë më shumë" me aleatët e saj rreth sanksioneve.

"Unë mendoj se duhet të pranojmë se duhet të bëjmë më shumë me sanksionet dhe ka më shumë që mund të bëjmë. Pra, në SWIFT, në banka, bota ka më shumë që mund të bëjë", tha ai.

Kryeministri britanik tha se dëshiron të bëjë të qartë se Britania dhe Perëndimi nuk janë “anti-ruse”, duke shtuar se “lufta jonë është vetëm me regjimin dhe agresionin e Vladimir Putinit”.

Johnson theksoi se do të zhvillojë sot biseda telefonike me presidentin amerikan, Joe Biden dhe liderë të tjerë në lidhje me luftën Rusi-Ukrainë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.