Jeta e përditshme në Ladakh tërheq vëmendjen me bukuritë natyrore dhe strukturat historike
Në Ladakh i cili përbën një pjesë të rajonit të Xhamu dhe Kashmirit që administrohet nga India si një territor aleance, tërheqin vëmendjen me bukuritë natyrore dhe strukturat e tij historike

Ankara
Në Ladakh i cili përbën një pjesë të rajonit të Xhamu dhe Kashmirit që administrohet nga India si një territor aleance, tërheqin vëmendjen me bukuritë natyrore dhe strukturat e tij historike, raporton Anadolu.
Në qytetin Ladakh i cili përbën pjesën lindore të rajonit të Kashmirit që është diskutuar midis Indisë, Pakistanit dhe Kinës që nga viti 1947 janë filmuar Stupat të cilët janë ndërtuar si një Tuma të përgatitur për varrimin e mbretërve gjatë periudhave.
Ky qytet tërheq vëmendjen si me bukuritë e tij natyrore ashtu edhe me ato strukturore dhe tradicionale. Prej vendeve që mahnisin vizitorët dhe që ofrojnë atraksion janë statujat budiste brenda manastirit Thiksey, manastiri Diskit në qytezën Leh.
Në tregun e emigrantëve tibetianë në qendrën rajonale, në qytezën Leh jeta e përditshme vazhdon e qetë, ndërsa njerëz të veshur me veshje tradicionale që shihen në rrugët e qytetit paraqesin një atmosferë ngjyrash.
Në pamjet e siguruara, vëmendje tërheqin gjithashtu edhe malet Himalaje dhe lumi që rrjedh përmes tyre, liqeni Pangong Tso si dhe lugina Nubra që ndodhen në qytezën Leh në qytetin Ladakh.