Jeta e përditshme në Gaza mes sulmeve të vazhdueshme izraelite
- Palestinezët luftojnë për të mbijetuar në kushte të vështira në Gaza, të privuar nga nevojat themelore si strehimi, ushqimi dhe uji i pastër për shkak të luftës dhe bllokadës së vazhdueshme

Shkup
SHKUP (AA) - Jeta e përditshme midis tendave të improvizuara, zhvendosjes dhe sulmeve të vazhdueshme izraelite në Gaza pranë vijës bregdetare, shfaq jetën e vështirë të palestinezëve, raporton Anadolu.
Palestinezët luftojnë për të mbijetuar në kushte të vështira në Gaza, të privuar nga nevojat themelore si strehimi, ushqimi dhe uji i pastër për shkak të luftës dhe bllokadës së vazhdueshme.
Civilët që jetojnë në kampe me tenda përgjatë bregdetit përballen me vështirësi të mëdha për shkak të mungesave të vazhdueshme dhe sulmeve izraelite.
Ushtria izraelite ka vrarë më shumë se 57.400 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023.
Ushtria izraelite rifilloi sulmet e saj në Rripin e Gazës më 18 mars dhe që atëherë ka vrarë të paktën 6.800 persona dhe ka plagosur mbi 24.000 të tjerë, duke shkelur armëpushimin dhe marrëveshjen për shkëmbimin e të burgosurve që hyri në fuqi në janar.
Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) lëshoi urdhra arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për luftën e tij në enklavën palestineze.