Bota

Jemen, rebelët Huthi pretendojnë se kanë rrëzuar një dron të SHBA-ve

Grupi rebel thotë se ka përdorur një raketë të prodhimit vedor për të rrëzuar dronin MQ-9 Reaper

Sena Güler  | 21.08.2019 - Përdıtësım : 21.08.2019
Jemen, rebelët Huthi pretendojnë se kanë rrëzuar një dron të SHBA-ve

Ankara

Rebelët Huthi në Jemen pretendojnë se kanë rrëzuar një dron të SHBA-ve në qarkun Dhamar, që ndodhet në juglindje të kryeqytetit Sana, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Huthive, Yahia Sarie, tha se droni i llojit MQ-9 u qëllua me një raketë të prodhuar në vend, i cili do t'i prezantohej publikut "së shpejti", njoftoi agjencia e lajmeve SABA e drejtuar nga Huthit.

Sarie paralajmëroi forcat e koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite se hapësira ajrore e Jemenit nuk do të shkelet si më parë dhe ata duhej të mendonin me kujdes para se të ndërmerrnin një hap të tillë.

Duke vënë në dukje se aftësia e tyre për të neutralizuar "avionët armiqësorë" është rritur, ai tha se ditët e ardhshme do të dëshmojnë "një befasi të madhe".

Ndërkohë, avionët nga forcat e koalicionit sulmuan tre pika të Huthive në Dhamar, thanë dëshmitarët okularë.

Nuk pati asnjë koment nga rebelët Huthi ose nga forcat e koalicionit për sulmet.

Jemeni është përfshirë nga një konflikt shkatërrues që nga viti 2014, kur rebelët Huthi morën nën kontroll pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana dhe Hudejden.

Konflikti u përshkallëzua në vitin 2015, kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj arabë nisën një fushatë masive ajrore në Jemen, që synonte rikthimin e territoreve të marra nën kontroll nga lëvizja Huthi.

Dhuna ka shkatërruar infrastrukturën e Jemenit, përfshirë sistemet e tij shëndetësore dhe sanitare, duke bërë që OKB-ja ta përshkruajë situatën si "një nga fatkeqësitë më të mëdha humanitare të kohëve moderne".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.