Bota

Jemen, mbahet tubim masiv kundër sulmeve izraelite në Gaza dhe Iran

- "Ne qëndrojmë me Gazën dhe Iranin, duke i rezistuar shtypjes sioniste-amerikane", shkruhej në disa pankarta

Abdulbesar Ademi  | 20.06.2025 - Përdıtësım : 20.06.2025
Jemen, mbahet tubim masiv kundër sulmeve izraelite në Gaza dhe Iran

Shkup

SANA (AA) - Mijëra njerëz janë tubuar në sheshin al-Sabeen në kryeqytetin jemenas Sana pas namazit të xhumasë për të protestuar kundër sulmeve izraelite në Rripin e Gazës dhe sulmeve ajrore të fundit ndaj Iranit, raporton Anadolu.

Protestuesit mbanin flamuj palestinezë dhe iranianë, ndërsa brohorisnin slogane kundër Izraelit dhe kundër SHBA-së.

"Ne qëndrojmë me Gazën dhe Iranin, duke i rezistuar shtypjes sioniste-amerikane", shkruhej në disa pankarta.

Pjesëmarrësit dënuan veprimet ushtarake të Izraelit dhe kërkuan ndërprerjen e operacioneve, duke shprehur gjithashtu solidaritet me popullin dhe qeverinë iraniane.

Izraeli ka shënjestruar lokacionet dhe personelin bërthamor dhe ushtarak iranian me sulme ajrore që nga 13 qershori, duke tërhequr edhe sulme hakmarrëse nga Irani.

Autoritetet izraelite kanë njoftuar se të paktën 25 persona janë vrarë dhe qindra të plagosur që atëherë në sulmet iraniane me raketa, ndërkohë autoritetet iraniane kanë njoftuar se të paktën 639 persona janë vrarë dhe më shumë se 1.300 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Iran.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.