Bota

Jemen, 7 civilë të vdekur nga shpërthimi në një arsenal të rebelëve Huthi

Zëdhënësi i forcave pro-qeveritare Waddah al-Dubaish tha për AA se një sërë shpërthimesh kanë ndodhur në një fabrikë të plastikës në jugt të qytetit, e cila përdorej nga grupi Huthi si depo armësh

Said İbicioğlu  | 10.09.2019 - Përdıtësım : 11.09.2019
Jemen, 7 civilë të vdekur nga shpërthimi në një arsenal të rebelëve Huthi

Al-Hudaydah

Të paktën shtatë civilë kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit në një objekt që përdorej si depo armësh nga ana e rebelëve Huthi në qytetin strategjik limanor Al-Hudaydah, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i forcave pro-qeveritare, Waddah al-Dubaish, tha për AA se një sërë shpërthimesh kanë ndodhur në një fabrikë të plastikës në jug të qytetit, e cila përdorej nga grupi Huthi si depo armësh.

Dubaish njoftoi se shtatë civilë kanë humbur jetën, kurse 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur, duke shtuar se nga shpërthimet janë rrënuar edhe disa shtëpi në të cilën strehoheshin familje që kishin ikur nga lufta.

Grupi rebel Huthi ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë në lidhje me rastin.

Ndryshe, dje në Al-Hudaydah shpërthyen përleshje të ashpra midis forcave qeveritare dhe rebelëve.

Përleshjet filluan disa orë pas seancës së parë të negociatave midis grupit rebel dhe qeverisë së Jemenit nën mbikëqyrjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) që filloi dy ditë më parë.

Jemeni është përfshirë nga lufta civile që nga viti 2014, kur rebelët Huthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.

Konflikti u përshkallëzua edhe më tej kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj arabë, përfshirë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, filluan një fushatë masive ajrore që synonte zmbrapsjen e rebelëve Huthi.

Dhuna e vazhdueshme ka shkatërruar infrastrukturën themelore të Jemenit, duke bërë që OKB të përshkruajë situatën si "një nga katastrofat më të këqija humanitare të kohërave moderne".


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın