Bota

Japonia, SHBA dhe Koreja e Jugut dakordohen për rritjen e bashkëpunimit në denuklearizimin e Koresë së Veriut

Blinken lidhur me "denuklearizimin e Gadishullit Korean" nënvizoi "angazhimet e vendit të tij për bashkëpunimin e vazhdueshëm konsultativ" me Japoninë dhe Korenë e Jugut

Ahmet Furkan Mercan   | 23.09.2021
Japonia, SHBA dhe Koreja e Jugut dakordohen për rritjen e bashkëpunimit në denuklearizimin e Koresë së Veriut

Tokio

Japonia, SHBA-ja dhe Koreja e Jugut u dakorduan që të rrisin bashkëpunimin e tyre për denuklearizimin e Koresë së Veriut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë Kyodo, ministri i Jashtëm japonez, Toshimitsu Motegi bisedoi për Korenë e Veriut me homologët e tij nga SHBA-ja dhe Koreja e Jugut në kuadër të sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Në bisedën trepalëshe, Motegi u dakordua me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Antony Blinken dhe ministrin e Jashtëm të Koresë së Jugut, Chung Eui Yong, për rritjen e përpjekjeve diplomatike duke zbatuar rezolutat e OKB-së dhe për "pastrimin e plotë të Koresë së Veriut nga armët bërthamore".

Duke folur në pjesën e hapur të takimit, Motegi e cilësoi takimin në nivel të ministrave "si një kohë mjaft të mirë për shkëmbimin e pikëpamjeve" dhe tha se "aktivitetet e fundit bërthamore dhe balistike të Koresë së Veriut kërcënojnë Japoninë, rajonin dhe komunitetin ndërkombëtar".

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan, Ned Price tha se sekretari Blinken lidhur me "denuklearizimin e Gadishullit Korean" ka nënvizuar "angazhimet e vendit të tij për bashkëpunimin e vazhdueshëm konsultativ" me Japoninë dhe Korenë e Jugut.

Tre ministrat për herë të fundit u takuan në mbledhjen e ministrave të Jashtëm në kuadër të Samitit G7 që u mbajt në muajin maj në Londër dhe diskutuan mbi ndryshimin e klimës, përfshirë edhe temat gjithëpërfshirëse në rajonin e Azisë për Mianmarin dhe Kinën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın