Japonia regjistron rënien më të madhe të popullsisë
Në vitin 2023, shkalla totale e fertilitetit në Japoni ra në nivelin më të ulët që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1947

Stamboll
Japonia ka shënuar rënie rekord të popullsisë së saj kombëtare, duke u ulur me rreth 908 mijë banorë, transmeton Anadolu.
Mediat lokale duke u bazuar në të dhënat e fundit qeveritare raportojnë se popullsia aktuale është 120.65 milionë pas një rënie të vazhdueshme për 16 vite me radhë.
Tokio filloi të llogarisë numrat e popullsisë në formën e tyre aktuale në vitin 1968.
Vitin e kaluar, parlamenti japonez miratoi një ligj me qëllim të ndalimit të rënies së normës së lindjeve. Sipas ligjit, masat përfshijnë shtesa të zgjeruara për fëmijë dhe përfitime të zgjeruara të lejes prindërore.
Zyrtarët paralajmëruan se periudha deri në vitin 2030 përfaqëson një dritare kritike për të adresuar trendin. Martesat e vona, pasiguria financiare dhe mbështetja e kufizuar për prindërit që punojnë zakonisht përmenden si faktorë kontribues.
Në vitin 2023, shkalla totale e fertilitetit në Japoni ra në nivelin më të ulët që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1947.