Bota

Japonia regjistron numër të lartë vetëvrasjesh te fëmijët në vitin 2025 për të dytin vit radhazi

Problemet që lidhen me shkollën, shëndetin dhe familjen u përmendën si faktorët kryesorë pas vetëvrasjeve të fëmijëve

Amir Latif Arain  | 29.01.2026 - Përdıtësım : 29.01.2026
Japonia regjistron numër të lartë vetëvrasjesh te fëmijët në vitin 2025 për të dytin vit radhazi

Stamboll

Japonia ka shënuar një numër rekord vetëvrasjesh te fëmijët në vitin 2025 për të dytin vit radhazi, transmeton Anadolu.

Siç raporton Kyodo News, të dhënat paraprake të qeverisë treguan se numri i fëmijëve në Japoni që humbën jetën nga vetëvrasja në vitin 2025 u rrit në 532, respektivisht tre më shumë se një vit më parë.

Shifra më e lartë që nga marrja e të dhënave në vitin 1980 erdhi pavarësisht uljes së përgjithshme të vetëvrasjeve në të gjithë vendin, me numrin e njerëzve që i dhanë fund jetës së tyre duke shënuar rënie në 19.097, respektivisht për herë të parë nën 20 mijë.

Numri i vetëvrasjeve midis fëmijëve qëndron mbi 500 në vit që nga pandemia COVID-19.

Në vitin 2025, rreth 352 nxënës të shkollave të mesme të larta humbën jetën nga vetëvrasja, të ndjekur nga 170 nxënës të shkollave të mesme të ulëta dhe 10 nxënës të shkollave fillore.

Sipas gjinisë, ata përfshinin 277 vajza dhe 255 djem, ndërsa problemet që lidhen me shkollën, shëndetin dhe familjen u përmendën si faktorët kryesorë pas vetëvrasjeve të fëmijëve.

Numri i vetëvrasjeve për 100 mijë banorë ishte 15.4, duke shënuar rënie me 1.0 krahasuar me vitin e kaluar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.