Bota

Japonia përgatitet për dy stuhi tjera pas tajfunit shkatërrues

Agjencia Meteorologjike njoftoi se një stuhi tropikale është në brigjet jugore të ishullit kryesor jugperëndimor të Japonisë, Shikoku

Ekip  | 21.10.2019 - Përdıtësım : 21.10.2019
Japonia përgatitet për dy stuhi tjera pas tajfunit shkatërrues

Tokio

Japonia po bëhet gati për dy stuhi të tjera një javë pasi një tajfun shkatërroi rajonet qendrore dhe veriore të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia Meteorologjike njoftoi se një stuhi tropikale është në brigjet jugore të ishullit kryesor jugperëndimor të Japonisë, Shikoku. Stuhia po lëviz në verilindje me erëra prej 108 kilometrash në orë.

Agjencia tha se stuhia mund të sjellë deri në 300 milimetra shi në Japoninë qendrore deri të martën në mbrëmje.

Një stuhi tjetër pritet të godasë vonë këtë javë jugun e Japonisë.

Zyrtarët thonë se tajfuni "Hagibis", i cili goditi Japoninë në fillim të këtij muaji, la të paktën 70 njerëz të vdekur dhe 12 të tjerë të zhdukur. Agjencia japoneze e lajmeve Kyodo, duke përmendur shifrat, vendosi numrin e vdekjeve në 81.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın