Japonia përjeton qershorin më të nxehtë të viteve të fundit
Me temperaturat që arrijnë në 34 gradë Celsius në kryeqytetin Tokio, qytetarët po përpiqen të mbrohen nga vapa me ombrella gjatë jetës së tyre të përditshme

Shkup
Japonia është duke përjetuar qershorin më të nxehtë të viteve të fundit, me temperatura që kanë mbërritur deri në 34 gradë celsius, raporton Anadolu.
Qershori është muaji më i nxehtë në Japoni në vitet e fundit.
Me temperaturat që arrijnë në 34 gradë Celsius në kryeqytetin Tokio, qytetarët po përpiqen të mbrohen nga vapa me ombrella gjatë jetës së tyre të përditshme.
Vitin e kaluar, Japonia regjistroi verën më të nxehtë për të dytin vit radhazi.
Vendi i Azisë Lindore, në vitin 2024, ka përjetuar verën e saj më të nxehtë që nga fillimi i mbajtjes së evidencave në vitin 1898, duke thyer ose barazuar nivelet më të larta të vitit 2023.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.