Bota, Shëndetësi

Japonia këtë javë pritet të miratojë vaksinën Moderna kundër COVID-19

Aktualisht në Japoni përdoret vetëm vaksina Pfizer-BioNTech

Ahmet Furkan Mercan  | 18.05.2021 - Përdıtësım : 18.05.2021
Japonia këtë javë pritet të miratojë vaksinën Moderna kundër COVID-19

Tokio

Japonia këtë javë pritet të miratojë përdorimin e vaksinës Moderna kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të transmetuesit publik NHK, i cili bazohet në burimet e Ministrisë së Shëndetësisë, delegacioni këshillues i ministrisë do të takohet të enjten për të diskutuar miratimin për përdorimin e vaksinës Moderna në Japoni.

Sipas rekomandimit të delegacionit, pas takimit ministria do të japë leje për përdorimin e vaksinës Moderna.

Më pas, duke filluar nga 24 maji, vaksinat Moderna do të aplikohen në pikat e vaksinimit.

Aktualisht në Japoni përdoret vetëm vaksina Pfizer-BioNTech. Vaksina Pfizer-BioNTech u miratua zyrtarisht në shkurt.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın