Bota

Japonia i kthen dy pandat e fundit Kinës mes tensioneve për Tajvanin

Largimi i dy pandave do të shënojë herën e parë në gati gjysmë shekulli që vendi do të mbetet pa asnjë panda, e cila qëndronte si simbol i miqësisë dypalëshe midis Japonisë dhe Kinës

Berk Kutay Gökmen  | 27.01.2026 - Përdıtësım : 27.01.2026
Japonia i kthen dy pandat e fundit Kinës mes tensioneve për Tajvanin

Stamboll

Japonia sot ishte gati të kthente pandat e saj gjigante binjake të mbetura në Kinë, mes tensioneve të vazhdueshme midis Tokios dhe Pekinit për shkak të Tajvanit, transmeton Anadolu.

Largimi i dy pandave do të shënojë herën e parë në gati gjysmë shekulli që vendi do të mbetet pa asnjë panda, e cila qëndronte si simbol i miqësisë dypalëshe midis Japonisë dhe Kinës.

Të martën pasdite, Xiao Xiao dhe Lei Lei u nisën nga kopshti zoologjik "Ueno" në Tokio për në aeroportin Narita për t'u nisur për në Kinë më vonë natën. Pandat pritet të mbërrijnë në Kinë të mërkurën.

Pandat binjake lindën në kopshtin zoologjik "Ueno" në vitin 2021 nga Shin Shin dhe Ri Ri, të dyja të huazuara në Japoni për kërkime mbi shumimin, sipas Kyodo News.

Kina mbajti pronësinë e tyre dhe afati i fundit për kthimin e binjakëve u afrua sipas një marrëveshjeje dypalëshe qiraje.

Në një konferencë për media, zëvendës sekretari i përgjithshëm i kabinetit të Japonisë, Kei Sato shprehu shpresën se shkëmbimet përmes pandave do të vazhdojnë. "Shpresoj që ato të qëndrojnë të shëndetshme dhe të lulëzojnë edhe në Kinë", tha ai.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun në lidhje me kthimin e pandave në Kinë tha: "Ne si gjithmonë, i mirëpresim miqtë japonezë që të vijnë të vizitojnë pandat gjigante në Kinë".

Çifti i parë i pandave gjigante mbërriti në Japoni nga Kina në vitin 1972 menjëherë pas normalizimit të marrëdhënieve diplomatike midis dy kombeve.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın