Bota

Japonia goditet nga një seri tërmetesh të fuqishme, lëshohet alarm për cunami

Tri tërmete të njëpasnjëshme me intensitet 5,7, 6,1 dhe 7,6 ballë kanë çuar në evakuimin e banorëve nga zonat bregdetare

Esra Tekin  | 01.01.2024 - Përdıtësım : 02.01.2024
Japonia goditet nga një seri tërmetesh të fuqishme, lëshohet alarm për cunami

Istanbul

Tri tërmete të fuqishme të njëpasnjëshme me intensitet 5,7, 6,1 dhe 7,6 ballë goditën Japoninë sot, duke çuar në një paralajmërim për cunami, transmeton Anadolu.

"Ka ndodhur një tërmet rreth orës 16:18, epiqendra e të cilit ishte në rajonin Noto të prefekturës Ishikawa dhe u vu re një intensitet sizmik maksimal prej mbi 5 ballë. Mos iu afroni zonave të rrezikshme ku lëkundjet ishin të forta", tha Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) në "X".

"Aktualisht, është lëshuar paralajmërim për një cunami të madh për Noton, në prefekturën Ishikawa", shtoi JMA.

Alarmet për cunami janë lëshuar gjithashtu për prefekturat Niigata, Toyama, Yamagata, Fukui dhe Hyogo përgjatë bregut të Detit të Japonisë, sipas transmetuesit japonez NHK World.

Të gjithë banorëve pranë vijës bregdetare u është kërkuar të largohen menjëherë nga zona, raportoi NHK.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın