Bota, Shëndetësi

Japonia do të krijojë fond prej 4,4 miliardë dollarësh kundër sëmundjeve epidemike

Fondi do të përdoret me qëllim për prodhimin e vaksinave dhe ilaçeve të reja kundër sëmundjeve epidemike përfshirë edhe koronavirusin e ri (COVID-19)

Ahmet Furkan Mercan  | 15.10.2021 - Përdıtësım : 15.10.2021
Japonia do të krijojë fond prej 4,4 miliardë dollarësh kundër sëmundjeve epidemike

Tokyo

Japonia planifikon të krijojë një fond prej 500 miliardë yen (4,4 miliardë dollarë) me qëllimin për prodhimin e vaksinave dhe ilaçeve të reja kundër sëmundjeve epidemike përfshirë edhe koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë Kyodo të cilin e bazon mbi burimet e qeverisë, thuhet se qeveria e drejtuar nga Fumio Kishida, në paketën e re ekonomike do të përfshijë edhe fondin në fjalë.

Fondi prej rreth 4,4 miliardë dollarësh do të përdoret me qëllim për prodhimin e vaksinave dhe ilaçeve të reja kundër sëmundjeve epidemike përfshirë edhe koronavirusin e ri (COVID-19).

Në marrjen e këtij vendimi nga qeveria thuhet se ka ndikuar varësia e Japonisë ndaj burimeve të jashtme të vaksinave në fushën e prodhimit dhe furnizimit të vaksinave për COVID-19 dhe që kompanitë kanë mbetur prapa konkurrentëve të tyre të huaj në zhvillimin e vaksinës.

Në kuadrin e planit hartues i cili do të përfshihet në paketën ekonomike që Kishida do të njoftojë pas zgjedhjeve të përgjithshme të zakonshme më 31 tetor theksohet se "për vaksinat do të formohet një qendër për kërkime dhe zhvillim në nivel botëror".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın